LËNBËT E DJEGSHME
✤ Lëndë natyrore ose të përgatitura nga njeriu, që kanë aftësinë të digjen lehtë, duke dhënë nxehtësi të .madhe. L. e D. janë tri llojesh: të ngurta ku bëjnë pjesë druri, qymyri i drurit, qymyrguri, torfa, zhavorri bituminoz, koku i qymyreve, koku i naftës; të lëngëta: nafta, benzina, vajguri, gazoili, vaji solar etj.; të gazta: gazi natyror, gazi shoqërues i naftës, gaze të rafinerisë, gazi i koksifikimit etj. Në Shqipëri tradicionalisht veç drurit e qymyrit të tij janë njohur edhe briketimi i pluhurave të qymyrit të drurit me lidhëse gëlqeren e shuar, tharja e mbeturinave organike të bagëtive për djegie etj. Sot me zhvillimin e ind. nxjerrëse të qymyrgurit, të naftës e të gazit, L. e D. të vendit përpunohen e përdoren gjerësisht në degë të ndryshme të ekonomisë dhe një pjesë eksportohet.
(Ha.Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lënbët E Djegshme
[cite]