LAÇI
✤ Qytet i ri industrial në rrethin e Krujës (V), rrëzë kodrave në anën P të Kurbinit. Popullsia 11.400 Në L të L. ndodhen rrënojat e kështjellës së Sebastjes e periudhës bizantine. Në fshatin e vjetër ka pasur shkollë fillore më 1902, aty ka dhënë mësim Shtjefën Gjeçovi (shih).

Gjatë viteve të pushtetit popullor fshati i dikurshëm u shndërrua në një qendër industriale, që u shpall qytet më 1959. Është ndërtuar Kombinati kimiko-metalurgjik, që përfshin Uzinën e superfosfatit dhe Uzinën e shkrirjes së bakrit blister. Pjesë e kombinatit është edhe fabrika e kuarcitevë që prodhon lëndë të parë për ind. e qelqit dhe lëndë djegëse për ind. mekanike. Degë të tjera të ind. janë: përpunimi i drurit që jep 25% të lëndës drusore të Republikës. Më 1983 u prodhua edhe celuloza. Në L. ndodhet NN industriale, me rëndësi kombëtare. Duke qenë nyje transporti, është ngritur parku automobilistik i mallrave që nga vëllimi i punës zë vendin e parë në Republikë dhe stacioni hekurudhor. Sot L. është qytet me shtëpi shumëkatëshe, ka 1 shkollë të mesme shumëdegëshe, 3 shkolla 8-vjeçare, pallat kulture, bibliotekë, spital, rrjet tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laçi


[cite]