LABEATËT
✤ Fis ilir që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë Luftës III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit (shih). Qytete të tyre ishin Skodra, që ishte dhe kryeqendra e mbretërisë ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). L. prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.
(Sh.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Labeatët
[cite]