LABORATORI I KONTROLLIT SHTETËROR TË BARNAVE


LABORATORI I KONTROLLIT SHTETËROR TË BARNAVE
✤ Institucion qendror për kontrollin e barnave dhe lëndëve farmaeeutike ngritur më 1965. Përgjigjet për kontrollin dhe lejen e futjes në përdorim të të gjitha lëndëve farmaceutike që prodhohen në vend ose që importohen, si dhe për kontrollin e të gjitha lëndëve të para të vendit që i shkojnë ind. farmaceutike ose drejtpërdrejt shërbimit farmaceutik. Ushtron kontroll periodik për cilësinë e barnave që shërbimi farmaceutik vë në përdorim. Udhëzon e kontrollon laboratorët e kontrollit që funksionojnë në rrethe: Tiranë, Durrës, Shkodër, Peshkopi, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Berat. Përfaqëson RPS të Shqipërisë për specialitetin e tij në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OMS).

(I.Zo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laboratori I Kontrollit Shtetëror Të Barnave


[cite]