LLAUTA
✤ Vegël muzikore popullore me tela, së cilës i bihet me pendë. Ka tetë tela, kasën të madhe të punuar me rriska druri arre dhe panje dhe bisht të shkurtër. Koka e veglës është e kthyer prapa me një kënd 45°. Mbi bisht ndahen 11 perde. Lartësitë e toneve të saj japin një shkallë kromatike të temperuar mirë. Ll. përdoret në formacionet e sazeve popullore si vegël shoqëruese, për krijimin e një sfondi të pasur harmonik, polifonik e ritmik, me shtrirje mjaft të gjerë regjistrash (të altit, tenorit e të baritonit). Me Ll. luhen edhe pjesë solistike të shoqëruara nga një Ll. tjetër. Ll. përdorej kryesisht në disa qytete të Shqipërisë së Mesme e të Jugut. Në dhjetëvjeçarët e fundit është përhapur edhe në fshatrat e krahinave jugore, së bashku me formacionet e sazeve popullore. Përdoret edhe -tek arbëreshët e Greqisë. (Pi. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Llauta
[cite]