LUFTIMET NË QAFËN E GJARPRIT DHE NË GURIN E PRERË


LUFTIMET NË QAFËN E GJARPRIT DHE NË GURIN E PRERË
✤ (6-7.6.1944). Luftime nga më të ashprat që zhvilluan forcat e Ushtrisë NÇSII gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944 (shih). Për kapjen e këtyre dy qafave me rëndësi të madhe strategjike që lidhnin krahinën e Oparit me atë ‘të Tomoricës, komanda gjermane e operacionit hodhi në luftim mbi 2000 ushtarë nazistë, mbi 45 topa e mortaja dhe rreth 300 xhandarë e ballistë. Nga forcat e Ushtrisë NÇSH në fiilim, në luftimet mbrojtëse, morën pjesë Btl. IV, V dheBtl. «Antonio Gramshi* të Br. I S dhe partizanë të BP të Dumresë e të Shpatit, gjithsej rreth 550 luftëtarë, pastaj u futën në luftim dhe tre batalione të Br. V S (I, IV dhe III) me rreth 450 luftëtarë të tjerë. Në mesditën e 6 qershorit, forcat e Br. I S dhe ato vendëse megjithëse të lodhura nga luftimet e mëparshme që vazhdonin prej 10 ditësh, nga uria e të pafjeturit, si dhe duke qenë 4-5 herë më pak në njerëz dhe mbi 10 herë më pak në armatim se armiku, thyen të gjitha sulmet e forcave gjermane dhe mbrojtën me këmbëngulje e trimëri Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë. Natën e 6-7 qershorit forcat e Ushtrisë NÇSH kundërsulmuan në mënyrë të shpejtë, të befasishme dhe të papritur për forcat gjermane. Përleshjet qenë të ashpra dhe arritën deri trup me trup. Ato zgjatën rreth 6 orë, kurse së hashku me veprimet luftarake në tërheqje rreth 10 orë. Armiku u detyrua të ndalet, të ndryshojë drejtim dhe të mos e shkelë dot krahinën e Tomoricës. Gjatë gjithë luftimeve të zhvilluara në Qafën e Gjarprit e në Gurin e Prerë. ranë dëshmorë 30 luftëtarë të Ushtrisë NÇSH, ndërmjet të cilëve komandanti i Btl. V të Br. I S Karadaku (Xheladin Beqiri, shih), Hero i Popullit dhe nënkomandant i BP të Shpatit, Naum Panxhi. Nga forcat gjermane u vranë dhe u plagosën mbi 150 ushtarë e oficerë. «Që prej Harkovit nuk është zhvilluar asnjë luftim analog gjatë natës» — njoftonte eprorët e vet komandanti i Regjimentit I Alpin hitlerian.

(M.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luftimet Në Qafën E Gjarprit Dhe Në Gurin E Prerë


[cite]