Aleks Pjetri

Aleks Pjetri

shqiptar ortodoks Aleks Pjetri ka lindur më 17 mars të vitit 1898 në qytetin e Durrësit. Në vitin 1911 kur Aleksi ishte vetëm 13 vjeç u dorëzua Anagnost në Kishën e Durrësit. Aleksi filloi të mësonte artin e muzikës bizantine prej kryepsaltit të Durrësit Nako Miho, i cili kishte studiuar ne Konservatorin e Kostandinopojës. Aleks Pjetri ka krijuar korin e parë kishtar, ka dhënë mësime fetare, etj. Në Krishtlindjet e vitit 1928 kompozoi këngën “Mirmëngjes zonja, zotërinj”, e cila këndohet sipas melodisë bizantine (Gjineqes akotisthite). Kjo këngë pati jehonë të madhe dhe u përhap me shpejtësi në qerthullin ortodoks. Në vitin 1929 Aleks Pjetri themeloi korin e Kishës së Tiranës, drejtimin e së cilit më vonë e mori profesori rus Evgjeni Kiriev. Aleksi ka botuar këto libra: 1-”Psalme dhe hymne” për korin kishtar dhe çdo të krishter Orthodhoks, Tiranë 1929. 2-”Psalme” për koristët e Kishës Orthodhokse. 3-”Dashuria Ungjillore” Duke punuar me zell deri në momentin e fundit për Perëndinë, Aleks Pjetri vdiq në Durrës më 25 janar të vitit 1962. Për 28 vjet ai i ka sjellë Kishës Ortodokse shumë shërbime duke psalur në manastirin e Shën Vlashit, në manastirin e Shën Gjon Vladimirit etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Thoma Qendro, Aleks Pjetri, një jetë për Kishën, Ngjallja, dhjetor 1992, faqe 6.
2-Mihal Kostoli, Aleks Pjetri – një punëtor i palodhur i Kishës, Ngjallja, shkurt 2002, faqe 9.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]