Apokrif

(greqisht: απόκρυφο) Apokrif do të thotë “i fshehtë” ose “i panjohur”, ndërsa me literaturë apokrife kuptojmë të gjitha ato shkrime që trajtojnë tema kishtare, të cilat u shkruajtën gjatë tre shekujve të parë të krishtërimit dhe ku shkrimtarët e tyre mbetën të panjohur. Literatura apokrife dhe anonime na jep shumë informacione rreth aktivitetit të kishës së parë dhe më konkretisht me disa ngjarje të jetës së Shën Marisë e Jisuit, të cilat nuk përmenden nëpër Ungjinjtë kanonikë. Megjithatë ato nuk i përkasin traditës së krishtere si dhe nuk pranohen si libra të shpallur.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]