Bartolomeu

(greqisht: Βαρθολομαίος) Bartolomeu ose Nathanaili renditet tek dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit. Ai rridhte nga Kana e Galilesë dhe u thirr prej Filipit për të njohur Mesinë. Tradita e shenjtë thotë se predikoi krishtërimin tek indianët, të cilëve u dorëzoi Ungjillin sipas Matheut. Bartolomeu u kryqëzua nga idhujtarët në Armeni. Lipsanin e tij e vendosën në një arkë prej guri, por të pabesët e hodhën në det. Arka lundroi drejt Ishullit Lipara të Siçilisë ku e morën të krishterët. Më vonë rreth vitit 1000 lipsanin e tij e transferuan në Romë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arkimandrit Justini, Nga thesari i shenjtorëve, botim i K.O.A.Sh-it, Tiranë 2004, faqe 188-189.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]