Besëlidhje

Në Bibël Perëndia shpesh dëshiron që t’i shpëtojë njerëzit me anën e besëlidhjes. Perëndia gjithmonë e mban premtimin. Në Shkrimin e Shenjtë flitet për besëlidhje të ndryshme, por të gjitha kanë elemente të përbashkëta: 1- Gjithmonë Perëndia mer iniciativën. 2-Jepet një premtim, i cili vuloset me anën e një flijimi. Perëndia bëri besëlidhjen me Abrahamin, i cili ishte kryetari i popullit të zgjedhur. Në këtë rast vula ishte rrethprerja. Perëndia i premtoi Abrahamit tri gjëra: 1- Që të formonte një komb të fuqishëm. 2-Do t’i jepte kombit tokën e Izraelit. 3-Prej pasardhësve të tij do të vinte Krishti. Kemi dy lloj besëlidhjesh: 1-Besëlidhja e Vjetër, e cila i përket periudhës përpara se të vinte Krishti në botë. Konkretisht te Zanafilla 9, 11, Eksodi 19, 5 etj. 2-Kemi edhe Besëlidhjen e Re, e cila përbëhet prej katër Ungjijve, Veprat e Apostujve, 23 Letrat dhe Apokalipsin.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]