Çelsi
Çelsi ishte filozof pagan, i cili nga mesi i shekullit të parë, shkroi një vepër me titullin “Doktrina e vërtetë”, që binte ndesh me krishterimin. Dijetari famshëm Çelsi, akuzat e tij kundër krishterimit nuk i paraqet drejtpërsëdrejti, por i vë në gojën e një judeu, i cili e prezanton Jesu Krishtin si një magjistar dhe mashtrues, ndërsa mrekullitë që kishte bërë dhe Ngjalljen e tij si të ishin përralla; Virgjëreshën Mari si një grua me moral të diskutueshëm etj. Por Çelsi tallet edhe me judaizmin, të cilin e konsideron absurd dhe të bazuar në gënjeshtër. Ai i krahason kristianët dhe judejtë si një tufë lakuriqësh nate ose si një grumbull mizash dheu ose si krimba. Çelsi e njihte mjaft mirë doktrinën kristiane, pasi kishte lexuar shumë vepra të shenjta dhe kishte asistuar në disa mbledhje të kristianëve. Duke u tallur me kristianët dhe duke kritikuar kristianizmin, ai shpresonte t’i nxiste të krishterët që të ktheheshin në paganizëm, që sipas tij ishte feja e shtetit romak dhe i vetmi besim fetar i vërtetë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)