Dashuria e Krishterë
Në Dhiatën e Re përmendet dashuria që ka Perëndia për njeriun, por edhe dashuria e njerëzve midis tyre dhe ndaj Perëndisë. Dashuria e krishterë dallon prej çdo lloj dashurie tjetër, sepse ajo është frut i Shpirtit të Shenjtë (Galatasve 5, 22). Dashuria e njeriut ndaj Perëndisë është si përgjigje e njeriut në dashurinë e Perëndisë (I Joanit 4, 10) dhe shfaqet në komunikimin e vazhdueshëm me Perëndinë. Kjo është edhe porosia e parë dhe më e madhe e Krishtit (Mateu 22, 36-39).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]