Dashuria e Krishterë

Dashuria e Krishterë

Në Dhiatën e Re përmendet dashuria që ka Perëndia për njeriun, por edhe dashuria e njerëzve midis tyre dhe ndaj Perëndisë. Dashuria e krishterë dallon prej çdo lloj dashurie tjetër, sepse ajo është frut i Shpirtit të Shenjtë (Galatasve 5, 22). Dashuria e njeriut ndaj Perëndisë është si përgjigje e njeriut në dashurinë e Perëndisë (I Joanit 4, 10) dhe shfaqet në komunikimin e vazhdueshëm me Perëndinë. Kjo është edhe porosia e parë dhe më e madhe e Krishtit (Mateu 22, 36-39).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Dashuria e Krishterë," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/dashuria-e-krishter%c3%ab.