Fileti

Fileti ishte nga Dalmacia dhe ushtronte profesionin e senatorit. Familja e tij ishte e krishterë dhe jetonte me shpresëtari. Në kohën e përndjekjeve të perandorit romak Adrianit (117-138) ata i kapën dhe i shpunë përpara perandorit. Ky i fundit i dërgoi te Guvernatori i Ilirisë Amfiloku, por ata nuk e mohuan se qenë të krishterë. Atëherë Amfiloku filloi nga torturat duke menduar se do ta mposhtë familjen e Filetit. Pas një mrekullie edhe torturuesi Amfiloku u kthye në fenë e krishterë. Kjo ngjarje e tërboi perandorin Adrian. Ai u tërbua nga zemërimi sepse shumë të tjerë po përqafonin krishterimin. Adriani menjëherë u nis për në Iliri duke shpresuar se senatori Filet do të nënshtrohej dhe do të kthehej në paganizëm. Ai i kërcënoi ata që të ndëronin fenë, por kur e pa se çdo gjë ishte e kotë atëherë urdhëroi që t’i hidhnin në një kazan të madh që kishte shtatë ditë që ziente. Por lëngu, sapo ra në kontakt me trupat e shenjtorëve, menjëherë u ftoh. Perandori i turpëruar u largua për në Romë, ndërsa shenjtorët pasi u lutën dhe falenderuan Perëndinë dorëzuan shpirtrat duke marrë kështu kurorën e martirit. Kisha Ortodokse i radhiti te shenjtorët dhe i kujton më 27 mars.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropoliti i Korçës Joani, Shën Fileti i Ilirisë, Ngjallja, shkurt 1995, faqe 4.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]