Mitropolia e Beratit

Mitropolia e Beratit

Mitropolia e Beratit në vitin 1767 hyri në listën e mitropolive të Kostandinopojës. Mitropoliti mbante titullin: “I Përndershmi Mitropolit i Veligradit dhe i Kaninës”. Emrin Berat e mori në vitin 1431, në kohën e pushtimit osman. Mitropolia e Shenjtë e Beratit para vitit 1967 kishte 80 enori dhe katër manastire. Mitropolia ka në juridiksion këto zëvendësi episkopale vendore: Berati, Vlora, Fieri, Lushnja. Sipas radhës kronologjike disa nga Mitropolitët e Beratit kanë qenë: Nektari (1668), Partheni (1683), Ignati (1685), Nektari (1699), Dionisi (1710), Theodhosi (1715-1716), Niqifori (1718-1725), Kozmai (1727- 1734), Metodi (1736- 1751), Joasafi (1725-1759), Efthimi i dytë (1761-1763), Partheni (1763-1765), Joasafi përsëri (1765-1767), Ioaniqi (1768- 1769), Gjerasimi (1769-1772), Joasafi (1772), Meleti (1800), Joasafi (1802), Anthimi (1855), Vasili (1900), Kaliniku (1909), Ioaqimi (1911), 1911-1923 pa Mitropolit, Kristofor Kisi (1923), Agathangjel Çamçe (1929), Visarion Xhuvani (1941), Kirilli (1949), Ignat Trianti 24 qershor 1992 u bë zgjedhja dhe më 18 korrik 1998 u bë fronëzimi. Manastiret e Mitropolisë së Beratit janë: 1.Manastiri i Ardenicës ngrihet mbi një kodrinë që dominon fshatin Kolonjë të Myzeqesë. 2. Manastiri i Pojanit pranë qytetit antik të Apolonisë është manastir i vjetër i kohës bizantine i ngritur mbi Katedralen e Episkopatës së vjetër të Apolonisë. Manastiri i është kushtuar Fjetjes së Shën Marisë. 3.Manastiri i Kolkondasit është ngritur në shekullin XVIII dhe i është kushtuar Shën Kozmait. 4. Manastiri i Zvërnecit gjendet në veriperëndim të qytetit të Vlorës, midis Kepit të Treportit dhe fshatit Zvërnec. 5. Manastiri i Shën Kollit në afërsi të qytezës Divjakë. 6. Manastiri i Shën Trifonit në fshatin Sheqishtë të Myzeqesë. 7. Manastiri i Shën Theodhorit në Kadi Pashaj është ndërtuar në shekullin XII. Kishat dhe institucionet fetare e kësaj mitropolie sipas komunave janë: Në Berat: Mitropolia e Beratit, Katedralja e Beratit, Kisha e Shën Timoteut, Kisha e Shën Elias, Kisha e Kryeëngjëllit Mihal, Kisha e Shën Marisë, Kisha në Gorisht, Kisha e Shën Dhimitrit, Kisha në Vokopolë. Në Kuçovë: Kisha e “Ungjillëzimit të Hyjlindëses” në Kozarë. Në Mallakastër: Kisha e Bazilikës së Ballshit, Kisha e “Shpërfytyrimit të Krishtit” në Greshicë. Në Vlorë: Manastiri i Shën Marisë në Zvërnec, Kisha e “Shën Joan Teologut” në Zvërnec, Kisha e Shën Todrit, Kisha e Shën Dhimitrit në fshatin Dukat, Kisha e Shën Thanasit në Selenicë, Kisha e Shën Parashqevisë në Skrofotinë, Kisha e Shën Spiridonit, Kisha e Pesë Martirëve, Kisha në fshatin Mëkat, Kisha e “Gjithë Shenjtorëve” Në Fier: Katedralja e “Shën Gjergjit”, Kisha e Shën Marisë, Kisha e “Shën Nikollës” në Vanaj, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Trinisë së Shenjtë, Kisha e Kryqit të Shenjtë, Kisha e Gradishtës, Kisha e Shën Spiridonit, Kisha e Shën Mihalit, Kisha e Shpërfytyrimit në fshatin Agim, Kisha në Pishporo, Kisha e Shën Kozmait. Në Lushnjë: Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në Ardenicë, Kisha e Shën Marisë, Kisha e Shën Thanasit, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Shën Mihalit, Kisha e Shën Kollit, Kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në Rrupaj, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Shën Marisë, Kisha e Shën Parashqevisë. Klerikët e Dioqezës së Beratit janë: atë Lili Bita, atë Bartolome Bullari, atë Petraq Simsia, atë Arqile Doko, atë Konstandin Doko, atë Rafail Redhi, atë Lili Zaka, atë Aristidh Ziu, atë Thoma Bane, atë Aristidh Gjyrgji, atë Llazar Nushi, atë Athanas Papa, atë Ilia Prifti, atë Arqile Sako, atë Mihal Shuli, atë Angjel Basha, atë Dhimitraq Kushi, atë Sotiraq Prifti, atë Spiro Bulika, atë Ilia Qirjo, atë Jani Konomi, atë Sotir Prifti, atë Niko Bregu, atë Gori Ndreko, atë Nikolla Mandro, dhjakon Niko Lushi, dhjakon Spiro Pipa, dhjakon Anastas Vrapi etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Maksim Çuko, Qytetërimi dhe krishterimi në Myzeqe, Tekno Peper, Tiranë 2004, faqe 42.

Besimi — Ortodoks

[cite]