Grazhdi
Në ikonën e lindjes së Krishtit, grazhdi paraqitet brenda një shpelle të errët. Për lindjen e Zotit në shpellë, mjaft dëshmi japin shkrimtarët e vjetër kishtarë, Justini, Origjeni etj. Ikonografi e paraqet shpellën të errët në ikonë, për të simbolizuar errësirën që kishte mbuluar botën e atëhershme, të nxirë nga mëkati. Brenda grazhdit paraqitet foshnja, e mbështjellë me rripa stofi dhe e ndriçuar nga drita e yllit, që bie mbi të. Këtu duket qartë natyra Hyjnore e Tij, e cila tashmë bëhet e dukshme, duke u trupëzuar për hirin e njerëzimit. Pas grazhdit ikona na paraqet një ka dhe një gomar. Ikonografi në këtë rast është i frymëzuar nga profecia e Isaisë: “Kau e njeh pronarin e tij edhe gomari grazhdin e pronarit të tij. Por, Izraeli nuk do ta kuptojë se kujt i takon”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)