Gotët

(greqisht: Γότθοι) Në shekullin IIInë kufijtë e Perandorisë Romake filluan dyndjet e barbarëve, të cilët qenë popujt gjermanikë dhe quheshin gotë. Origjina e tyre ishte nga brigjet e detit Balltik. Gotët në vitin 250 u zhvendosën drejt Jugut, duke kaluar Danubin. Ata pushtuan dhe plaçkitën disa provinca të perandorisë. Disa prej tyre u vendosën në anën perëndimore të Danubit dhe u quajtën vizigotë (gotët perëndimorë), ndërsa të tjerët u vendosën në anën lindore dhe u quajtën ostrogotë (gotët lindorë). Këto fise barbare shpesh sulmonin perandorinë, duke vrarë dhe plaçkitur. Ata zunë shumë robër të krishterë nga vendet e pushtuara. Nga këta robër ata u njohën me krishterimin. Gotët kishin mbështetur me ushtëritë e tyre Kostandinin e Madh në luftë kundër Liçinit, kështu një pjesë e mirë e kësaj ushtrie u njoh me fenë e re. Iniciativën për kristianizimin e tyre e mori Ulfila. Ky i fundit për veprimtarinë misionare te fiset gote vuri në dijeni Kostandinin e Madh. Perandori ngarkoi këshilltarin e tij Eusebin e Nikomedisë që të diskutonte me Ulfilën. Suksesi më i madh i tij ishte shpikja e alfabetit gotik dhe përkthimi i Biblës në gjuhën gote. Gjithashtu ka përkthyer në gotishte shumë tekste liturgjike. Ulfila e vazhdoi misionin e tij, për ungjillëzimin e gotëve për 40 vjet, derisa vdiq në vitin 383.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]