Grigori i Neoqesarisë

Grigori i Neoqesarisë

(greqisht: Γρηγόριος Νεοκαισαρείας ) Grigori i Neoqesarisë (210- 275) ka lindur rreth vitit 210 pas Krishtit. Prindërit e tij ishin paganë dhe kishin një pozitë të lartë shoqërore në Neoqesari. Grigori së bashku me vëllanë e tij shkuan në Virito për të studiuar drejtësi, por Perëndia kishte plane të tjera për shenjtin. Duke kaluar në Qesari dëgjoi komentuesin e famshëm të shkrimeve, Origjenin. Kaq shumë u entuziazmua saqë i la studimet dhe u bë nxënës i tij. Më pas shkoi në Aleksandri dhe u kthye në Neoqesari me dije të plota teologjike. Mitropoliti Amasia, duke vlerësuar virtytet e Grigorit, e dorëzoi episkop të Neoqesarisë. Grigori predikoi Ungjillin në gjithë krahinën dhe shumë njerëz përqafuan besimin kristian dhe filluan të prishnin tempujt e idhujve. Me ndihmën e Perëndisë, Grigori, pas një përpjekjeje të madhe arriti të kthejë në fenë kristiane të gjithë qytetin. Në fund të vitit 270 kishin mbetur në atë krahinë vetëm 17 paganë. Grigori ndërroi jetë në 17 nëntor të vitit 275.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]