Urdhëri i Domenikanëve

Urdhëri i Domenikanëve

(greqisht: To τάγμα των Δομινικανών) Urdhëri i Domenikanëve ose urdhëri i predikuesve u krijua në të njëjtën kohë me urdhërin e Françeskanëve. Papa e miratoi në vitin 1216, me emrin “Urdhëri i Vëllezeve Predikues” duke iu njohur të drejtën e kryerjes së mistereve të shenjta dhe të pranonin rrëfimin e mëkatarëve. Më vonë papa u besoi inkuizicionin. Mënyra e organizimit të këtij urdhëri është identik me atë françeskan, prandaj hyri në konflikt me ta dhe kanë qënë vazhdimisht në rivalitet. Domenikanët iu drejtoheshin shtresave intelektuale dhe të pasurve, ndërsa françeskanët turmës së popullit. Uniforma e tyre ishte xhaketa e bardhë prej leshi dhe rasoja e zezë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]