Ikonastaset
(greqisht: εικονοστάσι) Ikonastaset i kemi dy llojesh prej druri ose prej muri. Në ikonastas vendosen ikonat e shenjta sipas një rregulli të caktuar. Ikonat e ikonastasit i ndajmë në të mëdha dhe të vogla. Në vendosjen e ikonave të mëdha ndiqet ky rregull: gjithmonë në qendër të ikonastasit vihen ikona e Krishtit dhe e Shën Mërisë me Krishtin ndër duar. Në krah tyre vendosen Joan Pagëzori nga njera anë dhe Ikona e Shenjtit të Kishës nga ana tjetër. Mbi dyert e veriut dhe të jugut vendosen Kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel. Ikonat e vogla që vendosen në pjesën e sipërme të ikonastasit janë me tematikë nga të kremtet kryesore të Krishtit dhe Shën Mërisë. Në qendër të ikonostasit vendoset kryqi mbi të cilin është pikturuar Krishti i kryqëzuar. Zakonisht ikonostaset i lyenin me bojë ari.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)