Ikonograf
(greqisht: εικονογράφος) Ikonograf është ai që pikturon ikonat. Ikonografit nuk i lejohej të ndryshonte përmbajtjen dhe rregullat që përcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishës. Fytyrat e shenjtorëve që paraqiten nëpër ikona shprehin asketizëm dhe përulësi. Shenjtorët kanë qenë njerëz që kreshmonin, luteshin dhe bënin jetë të pastër duke iu përkushtuar Perëndisë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]