Ikonograf

Ikonograf

(greqisht: εικονογράφος) Ikonograf është ai që pikturon ikonat. Ikonografit nuk i lejohej të ndryshonte përmbajtjen dhe rregullat që përcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishës. Fytyrat e shenjtorëve që paraqiten nëpër ikona shprehin asketizëm dhe përulësi. Shenjtorët kanë qenë njerëz që kreshmonin, luteshin dhe bënin jetë të pastër duke iu përkushtuar Perëndisë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Ikonograf" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ikonograf