Irineu i Lugdunës

Irineu i Lugdunës

Irineu i Lugdunës (140-202). Mendohet se Irineu lindi aty rreth vitit 140 dhe shërbeu si prift në vitin 177 në Lion të Francës. Gjatë persekutimit të atëhershëm, montanizmi, një herezi e re, bëri për vete mjaft të burgosur të painformuar, ndër këta edhe Irineun. Por shpejt Irineu u pendua dhe u kthye drejt krishtërimit. Besimtarët e bënë kryebari pas ikjes së episkopit të tyre, Pothinit. Martirizimin e tij e përshkroi sipas të gjitha gjasave Irineu. Ai u mundua për përhapjen e krishterimit te grekët, latinët dhe keltët dhe njëkohësisht luftoi herezitë. Irineu ishte atë i shquar e teolog i shkëlqyer, zotërues i retorikës, letërsisë e filozofisë. Në saje të autoritetit të tij ndërhynte paqësisht në problemet themelore mbarëkristiane. Kështu vërtetoi se ishte shumë më e keqe skizma se sa kremtimi. U martirizua në vitin 202. Irineu ishte tepër produktiv dhe i talentuar, ai kompozoi shumë, por sot ruhen vetëm pak vepra apologjetike, ekleziologjike, didaktike e dogmatike.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]