MËRTINJI


MËRTINJI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (V), rrëzë malit të Qarrishtës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bënja, Fratari, Seniçani, Xhanaj, popullsia gjithsej 1556 banorë. M. është qendër banimi e vjetër, ruhen edhe sot gjurmë të ndërtimeve të dikurshme. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, u çlirua po më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. M. është qendër e koop. së bashkuar «Musa Fratari». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e rrushit. M. është i njohur për pjergullat. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mërtinji


[cite]