Josif Himnografi

Josif Himnografi

Josif Himnografi (+842) e kishte origjinën nga Sicilia dhe që në moshë të re u shqua në studimin e Shkrimeve të Shenjta. Vajti në Selanik ku u dorëzua murg e më pas u bë prift. Pas një farë kohe shkon në Kostandinopojë ku u njoh me Grigor Dekapolitin. Ky i fundit duke parë cilësitë e Josifit e pranoi në qelinë e tij që ndodhej pranë Kishës së Ieromartirit Antipa. Në vitet e mbretërimit të perandorit Leoni V, Josifi u radhit përkrah atyre që kundërshtuan ikonoklazmën duke kundërshtuar dekretin perandorak të luftës ndaj ikonave. Perandori filloi përndjekjet dhe Josifi u detyrua të largohej drejt Romës. Pasi u qetësua ikonoklazma, Josifi u kthye në Kostandinopojë. Kësaj radhe iu përkushtua shkrimit të himneve kishtare. Josif Himnografi fjeti në vitin 842. Shkrimet: Josif Himnografi krijoi kanone kushtuar Hyjlindëses, Joan Teologut, Shën Gjergjit, Shën Pandejlimonit etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]