Kambanat
(latinisht campanarium) Kambanat përbëhen nga metal tingëllues dhe shërbejnë për të thirrur besimtarët në kishë. Shpikësi i kambanës është Paulin de la Nola, i cili ka jetuar rreth viteve 400. Nola ishte nga krahina e Kampanjës, prandaj shpikjes së tij i vuri emrin e vendlindjes. Në Kishën Ortodokse kambanat janë përdorur për herë të parë në vitin 842 atëherë kur doxhi i Venedikut Ursus Patricanus i dërgoi si dhuratë perandorit bizantin Mihalit III disa kambana. Ato bien me tinguj të ndryshëm, për shembull të gëzueshëm, për hidhërim etj.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Dhimitër Beduli, Kambanat dhe kambanoret në Kishën Ortodokse, Ngjallja, prill 1994, faqe 12.