Kandili

(latinisht candela) Kandili e ka origjinën prej fjalës latine candela që do të thotë qiri dhe përdoret për të ndriçuar vendet e shenjta. Në adhurimin kristian kandili vendoset përpara ikonave. Gjithashtu brenda në Ajodhimë përpara të Kryqëzuarit vendoset një kandil, i cili qëndron gjithë kohën i ndezur. Sipas traditës ortodokse shprestarët ndezin kandilin e shtëpisë çdo natë. Vaji i kandilit simbolizon mëshirën e Perëndisë, kurse drita që lëshon, hirin e Shpirtit të Shenjtë që kishin shenjtorët duke na kujtuar që edhe ne duhet të jemi të ndriçuar.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]