Kishë

(greqisht: εκκλησία) Kishë Me termin Kishë kuptojmë popullin e shenjtë të Perëndisë dhe veçanërisht çdo mbledhje të të krishterëve në emër të Krishtit në një vend të caktuar. Kisha u themelua nga Krishti me rrethin e dymbëdhjetë apostujve dhe në ditën e Pendikostisë u vunë themelet e Kishës së Krishterë. Tashmë me termin Kishë kuptohej i gjithë populli i Perëndisë, që beson te Mesia. Në Dhiatën e Re termi Kishë përdoret rreth 115 herë. Fjala kishë përdoret për herë të parë tek Veprat e Apostujve dhe nënkupton bashkësinë e parë kristiane të Jeruzalemit. Anëtarët e kishës quhen ata që besojnë (Veprat 2, 44), besimtarët (Veprat 4, 32), vëllezërit (Veprat 1, 15), të vetët(Veprat 4, 23) dhe së fundmi të krishterët (Veprat 11, 26).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]