Kirili i Jerusalemit

Kirili i Jerusalemit

Kirili i Jerusalemit (313-386) ka lindur në vitin 313 në Jerusalem. Në vitin 343 u dorëzua presviter dhe më 348 Kryeepiskop i Jerusalemit. Kirili iu kundërvu me forcë arianëve. Mitropoliti arian i Çezaresë së Palestinës, Akaci, i ndihmuar dhe nga perandori Konstand më 357, arriti ta shkarkonte dhe ta internonte Kirilin në Sinodin e Jerusalemit. Akuza ndaj tij ishte sikur gjatë një periudhe urie kishte shitur disa enë të shenjta për të ushqyer të varfërit. Kirili shkoi në Kiliki të Azisë së Vogël. Sinodi i vitit 359 mbajtur në Selfekia, e rehabilitoi, por një sinod tjetër i Akacit në Kostandinopojë e dënoi përsëri. Me ardhjen në fron të Julian Paravatit, Kirili u kthye në selinë e tij, ku e prisnin përpjekje dhe ankthe të reja. Në kohën e mbretërimit të Ualit (364-378) u internua përsëri. U kthye pas vdekjes së këtij të fundit, në vitin 378, dhe udhëhoqi grigjën për 8 vjet. Kirili ndërroi jetë në vitin 386. Shkrimet: 1) 24 Katekizmat, të cilat i mbajti në mënyrë të improvizuar në vitin 350 në Kishën e Ngjalljes para të katekizmuarve, që u ndriçuan pas pagëzimit të tyre ditën e Pashkës. Katekizmat u realizuan në saje të dëgjuesit stenograf. 2) Për Kostandinin bën fjalë për shenjën e ndritshme të Kryqit. Kjo letër u shkrua në Jerusalem, më 351, gjatë festës së Pesëdhjetores.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Arkimandrit Justini, Nga thesari i Shenjtorëve, Tiranë 2004, faqe 106-107.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]