Klaudi

(latinisht Claudius) shqiptar ortodoks Klaudi (45-54) ka qenë i pari ndër perandorët ilirë. Ai ka lindur në Dardani (Kosova e sotme). Perandori Klaud filloi t’i përndiqte të krishterët për shkak se ata të nxitur nga një Kristos shkaktonin trazira. Historiani Skenton na thotë se nuk kemi të bëjmë me persekutim të të krishterëve, por vetëm me dëbimin e judejve nga Roma. Gjithashtu edhe Ungjillori Lluka tek veprat e Apostujve (18:2) përmend se Apostull Pavli në Korinth “Gjeti një jude që quhej Akila, i lindur në Pont, i sapoardhur nga Italia me gruan e tij Prishilën, sepse Klaudi kishte urdhëruar që judejtë të largoheshin nga Roma”. (Veprat e Apostujve 18: 2). Klaudi II-të, i cili hipi në fron në vitin 286 në fillim e kishte nisur karrierën si ushtar i thjeshtë e më pas u bë komandanti i një ushtrie të vendosur në Pavia. Pasi u bë perandor, Klaudi u shqua në luftimet me gotët, të cilët i shpartalloi në Nish. Nga trimëria që tregoi në këtë luftë ai u quajt Klaud Gotiku. Mbretërimi i tij zgjati dy vjet derisa vdiq në tokën Ilire.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Tajar Zavalani, Historia e Shqipnis, Phoenix, Londër 1966, faqe 43-44.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]