Koliva
(greqisht: κόλλυβα) Koliva përdoret zakonisht në shërbesat përkujtimore. Përgatitet prej gruri të zjerë, që simbolizon “Ngjalljen e të Vdekurve”. Kjo simbolikë vjen nga fjalët e Krishtit: “Kokrra e grurit kur bie në tokë duhet që të vdesë. Nëse vdes jep më shumë frute” (Joani 12, 24).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]