Maksim Konfesori

Maksim Konfesori

(greqisht: Μαξιμίνος ο Ομολογητής) Maksim Konfesori (580-662) ka lindur në vitin 580 në një familje aristokrate të Kostandonopojës. Duke qenë dijetar e filozof, hoqi shpejt dorë nga puna si kryesekretar i perandorit Irakli. U bë murg dhe më pas igumen në manastirin e Hyjlindëses në Kostandinopojë. Invazionet persiane kundër Kostandinopojës e detyruan të zhvendosej për dy vjet në Kizikë të Proponditës dhe më vonë në Afrikë ku shkoi nëpërmjet Kretës. Veproi në sinode dhe kumtoi në një gamë shumë të gjerë me një mendim mjaft të thellë. Në vitin 645 shkoi në Romë, në sinodin që e bëri protagonist kryesor. Atje Maksimi dënoi dy urdhra të perandorit Kostandini III, çka bënë që të arrestohej dhe të dërgohej në Bizant ku u akuzua si komplotist së bashku me dy vëllezërit e tij shpirtërorë. U internua tri herë. Iu bë anatema, i nxorën nëpër rrugë dhe u prenë gjuhën dhe dorën e djathtë. Oshënar Maksimi fjeti më 21 janar të vitit 662, ndërsa gjendej i burgosur në një kështjellë të Kaukazit. Kisha e shpalli shenjt dhe e kremton më 21 janar. Shkrimet:1) Rreth çudive të ndryshme të Shkrimit Hyjnor, të cilën e shkroi në vitin 632. Vepra iu dërgua Thalasit dhe përmban 65 pyetje-përgjigje rreth vargjeve të vështira të Shkrimit të Shenjtë. 2) Rreth çudive të Dionis Aeropagitit dhe Grigor Teologut. 3) Fjalë asketike. 4) Letrat. Me emrin e Maksimit kanë shpëtuar 47 letra, të cilat flasin për tema dogmatike dhe filozofike. 5) 400 Thënie rreth dashurisë, të cilat u shkruan rreth viteve 628-630. Këtë vepër Maksimi e shkroi pas kërkesës së priftit Elpidio. Teksti dhe frazat e dashurisë kanë ndarje të barabartë me katër ungjijtë. Maksimi deklaron së thëniet nuk janë produkt i mendjes së tij, por urtësia e mendimit të Etërve të Kishës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Maksim Çuko, Përmes Shkrimeve, Tekno Paper, Tiranë 2005, faqe 203-219.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]