Nikon Liolin

Nikon Liolin

shqiptar ortodoks Nikon Liolin Më shtatë maj 2002 Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës zgjodhi Protoprezviterin Ilia Katro, Episkop të dioqezës së Philiomilionit. Menjëherë pas dorëzimit të Episkop Ilias, pjesa tjetër e shqiptarëve të diasporës në Sh.B.A. nuk qëndruan në heshtje, por njëri prej tyre Nikon Liolin 57-vjeçar, i rritur në një familje atdhetare shqiptare, u dorëzua Episkop i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës, që njihet zyrtarisht vetëm nga Patriarkana e Moskës. Arqidioqeza shqiptare e Amerikës deri para dorëzimit të Nikon Liolinit në gradën episkopale drejtohej nga episkopi rus Theodhosi. Dorëzimi i episkopit Nikon u bë në Seminarin e Shën Tihonit, një manastir sllav midis maleve të Pensivanisë. Shqiptarët kanë gjithsej dhjetë priftërinj ortodoksë dhe ata mendojnë se kjo është shumë pak për një kominitet që po rritet me ardhjen e emigrantëve të rinj. Episkopi Nikon është vëllai i at Artur Liolinit dhe do të mbikqyrë kishat e pjesës verilindore të Amerikës duke përfshirë edhe ato shqiptare. Dorëzimi i Nikon Liolinit, si episkop i Kishës Ortodokse të Amerikës shihet si nder për komunitetin shqiptar, në një kohë kur nuk është e lehtë të gjesh njerëz të përgatitur për një detyrë të tillë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Komuniteti shqiptaro-amerikan me dy episkopë, Ngjallja, qershor 2002, faqe 3.
2-Sokol Balla, Noli, ky prift i çuditshëm, Klan, 31 janar 1999, faqe 30.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]