E Përmbishenjta
E Përmbishenjta E Përmbishenjta ka vendin e parë, nderin e parë. Shkrimi i Shenjtë e përmend shumë Shën Marinë. Folën dhe shkruan për të gjithë etërit e Kishës. Me emrin e saj u mor Sinodi III Ekumenik. E paraqitën agjiografët. E nderojmë ne besimtarët dhe do ta nderojmë deri në fund të botës, siç e tha ajo vetë: “…se që tani e tutje gjithë brezat do të më lumërojnë” (Luka 1, 48). Nuk ekziston tropar që të mos mbarojë me vargje kushtuar të Përmbishenjtës. Pjesa më e madhe e himnografisë sonë i përkushtohet Nënës së Perëndisë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]