Papirusi
(greqisht: πάπυρος) Papirusi ishte bimë ujore që kultivohej në brigjet e Nilit në Deltën e Egjiptit, në Etiopi etj. Bima arrin lartësinë dy deri në katër metra me kërcellin në formë trekëndëshi. Papirusi në fillim u përdor si lëndë shkrimi në Egjipt dhe më pas e huazuan popujt e tjerë të Lindjes.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]