Nektar Tërpo Voskopojari

Nektar Tërpo Voskopojari

shqiptar ortodoks Nektar Tërpo Voskopojari ka lindur aty nga fundi i shekullit 17 në qytetin e famshëm të Voskopojës. Ai renditet në listën e intelektualëve të shquar të Akademisë së Voskopojës. Pas studimeve vajti në Malin Athos duke përqafuar jetën monakale. Vite më vonë e gjejmë në Manastirin e Shën Naumit dhe më pas në Manastirin e Ardenicës. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Venedik, ku edhe ndërroi jetë. Ndonëse të dhënat në lidhje me jetën e tij janë të pakta, megjithatë kanë mbetur dy vepra të shkruara prej tij. E para titullohet “Çështje të ndryshme teologjike” dhe “Besimi”, që është botuar më 1732, në Venedik për të ndaluar islamizimin e popullsisë ortodokse.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Mitropoliti i Korçës Joani, Një vështim i shkurtër mbi përkthimet fetare në kishën orthodhokse, Ngjallja, mars 1999, faqe 7-8.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]