Roger Bacon
Roger Bacon (1214-1292) ka lindur më 1212 në Somerst. Murgu anglez i urdhërit të françeskanëve, Roger Bacon u ngrit kundër sistemit skolastik. Përveç njohurive teologjike, filozofike, shkencave të natyrës, mjeksisë dhe astronomisë, Bacon zotëronte në mënyrë të përsosur gjuhët greke, hebraike dhe arabe. Ai luftonte kundër rutinës dhe autoritetit në fushën e shkencës si burim i shumë lajthitjeve dhe kërkonte që shkenca të bazohet në eksperiencën dhe në vrojtimin e fenomeneve, që filozofia të bazohej në njohjen e veprave të Aristotelit në origjinal, ndërsa teologjia në studimin e Biblës. Për shkak të ideve të tij të avancuara dhe pse fshikullonte pa mëshirë të këqijat që ekzistonin në gjirin e kishës, Baconit iu desh të qëndrojë shumë vjet i mbyllur në manastir (1277-1292). Bacon ka bërë komente rreth veprave të Aristotelit De Speculis, La Metaphysica, De computo naturali etj. Gjithashtu Bacon ishte i pari që zbuloi faktin se kalendari latin ishte i gabuar.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Didie Xhylia, Fjalor i filozofisë, shtëpia botuese Enciklopedike, Tiranë 1994, faqe 42.