Peshku në krishterim
Peshku ishte nga temat më të përdorura në shekujt II-VI. Zakonisht ikonizohej nëpër muret e katakombeve. Të krishterët përdornin peshkun si simbol: a) Të Eukaristisë Hyjnore, b) të pagëzimit, c) të besimit. Me pesë shkronjat ΙΧΘΥΣ të krishterët tregonin besimin e tyre me simbolikën: “Jezu Krishti Biri i Perëndisë, Shpëtimtar”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Peshku në krishterim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/peshku-n%c3%ab-krishterim