Rrëfimi

Rrëfimi është misteri në të cilin besimtari, me fuqinë e shpirtit të shenjtë dhe me lutjen e kishës, pranon faljen mëkateve që ka bërë pas pagëzimit, në mënyrë që ai t’i ripërtërijë marrëdhëniet e tij me Zotin. Rrëfimi duhet të kryhet sa herë që goditet ndërgjegjja jonë nga ndonjë veprim i lig, si edhe kur dëshirojmë që të marrim Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Në fillim të Krisherët rrëfeheshin shumë shpesh. Kjo gjë theksohet në Veprat e Apostujve, ku besimtarët dhe të pagëzuarit, shkonin shpesh tek etërit shpirtërorë, që të rrëfeheshin e t’u tregonin për veprimet e padëshiruara që bënin. “Dhe shumë nga ata që kishin besuar vinin të rrëfeheshin dhe të tregonin gjërat që kishin bërë” (Veprat 19, 18).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]