Rrethprerja
Rrethprerja e Krishtit u bë tetë ditë pas lindjes. Në kohët e hershme familjet kishin shumë fëmijë dhe jo të gjithë prej tyre jetonin, sepse kushtet e lindjes ishin të këqija dhe sëmundjet bënin kërdinë. Megjithatë nëse fëmija rezistonte deri në ditën e tetë, atëherë sipas marrëveshjes që kishte bërë Abrahami me Perëndinë, duhej që të rrethpritej. Pikërisht gjatë ritualit të rrethprerjes i vihej edhe emri fëmijës. “Jezus” është emri që ju dha Mesias në ditën e tetë pas lindjes, atëherë kur ju bë rrethprerja (Luka 2, 21). Hebrenjtë praktikonin rrethprerjen vetëm për meshkujt (Gjeneza 17, 9-11). Rrethprerja krijoi probleme në kishën e hershme (Veprat 15) por përfundimisht u pranua (Romakëve 2, 25-29).
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Stavrofor Stefanoviç, Ftillzim i Ungjillit pas Matheut, (përkthim nga Episkop Irineu), Luarasi, Tiranë 1944, faqe 10.