Simoni

(greqisht: Σίμων) person biblik Simoni ky apostull i shenjtë quhet ndryshe Nathanail dhe e kishte origjinën nga Kana e Galilesë. Thuhet se ai është dhëndri i dasmës në Kana, në të cilën Krishti bëri mrekullinë e parë të shndërrimit të ujit në verë. Kur pa këtë mrekulli, Simoni la shtëpinë e tij dhe pasoi Krishtin. Ai u bë një nga apostujt më të zellshëm të Krishtit. Ungjillor Matheu e quan Simon Kananeasi, kurse ungjillori Luka e paraqet me emrin Simon Zeloti, që do të thotë i zellshëm. Simoni predikoi në shumë vende të botës. Ai kaloi në të gjithë Afrikën duke predikuar ungjillin e Krishtit. Më pas shkoi në Angli ku ktheu shumë të pabesë në krishterim. Të shqetësuar nga aktiviteti misionar i Simonit, paganët e kryqëzuan.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]