Pjer Abelard

Pjer Abelard

Pjer Abelard (1079-1142) ka lindur në Pale, pranë Nantës, më 1079. Abelardi pati një jetë tepër të trazuar. Si profesor në Paris pati lidhje dashurie me një nxënësen e tij të shquar Heloiza, që ishte mbesa e kanonikut Fylber. Ky e kapi Abelardin dhe e trodhi. Duke u bërë murgj që të dy Abelardi me Heloizën mbetën deri në fund të jetës miq intimë. Hekoiza u mbyll në manastirin e Arzhentejit, ndërsa Abelardi në atë të Sen Xhënevierës. Abelardi nuk pati një fat të mirë edhe si murg, sepse e dëbuan nga disa manastire, sepse i qortonte murgjit. Gjithashtu pati mjaft telashe edhe për shkak të ideve të tij teologjike, prej të cilave u dënua nga papët dhe nga sinodet. Abelardi vdiq në vitin 1142. Nga veprat e tij mund të përmendim: 1) Pikërisht dhe jo (Sic et non 1121), 2) Dialektika (Dialctique 1121), 3) Hyrje në Teologji (Introduction a la theologie 1125) etj. Gjithashtu letrat e Abelardit dhe Heloizës janë botuar në librin Hëloiza dhe Abelardi (Heloise et Abelard 1948).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Didie Zhylia, Fjalor i Filozofisë, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë 1994, faqe 7.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]