Sotir Boçi

shqiptar ortodoks Sotir Boçi ka lindur më 1934, në Krutje të Myzeqesë. Në vitin 1959, kur ishte në moshën 25- vjeçare u dorëzua dhjak dhe filloi punën misionare për përhapjen e fjalës së Perëndisë. Në vitin 1961 u dorëzua në gradën priftërore dhe filloi të shërbente në kishën e Shën Kollit në Krutje të Myzeqesë. Me prishjen e kishave, në vitin 1967, Atë Sotir Boçi veshjet klerikale dhe orenditë e shenjta i fshehu me shpresë se do të vinte një ditë dhe feja do të predikohej lirisht. Gjatë viteve të përndjekjes ka punuar në kooperativë. Gjithashtu aktivizohej me grupin folklorik të krahinës së Myzeqesë. Kleriku Sotir Boçi ka kënduar rreth 200 këngë popullore myzeqare. Nëpër fastivale folklorike disa herë është vlerësuar me çmime, ndonëse të gjithë e dinin se kishte qenë klerik. Me hapjen e kishave Atë Sotiri ofroi shërbesat në kishën e Shën Kollit në Krutje.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Prifti dhe këngëtari pasionant, Panorama, 23 dhjetor 2003, faqe 17.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]