Stili Gotik

(greqisht: γοτθικός ρυθμός) Emërtimi i stilit gotik i kushtohet historianit italian të artit kristian Vazari, i cili me përbuzje e quajti artin mesjetar të perëndimit maniera tedesco-gotica. Pra italianët e quanin stilin gotik barbar, por në realitet nuk ka asnjë lidhje me gotët. Stili gotik fillon në fillimet e shekullit të 12-të në Francë dhe prej aty u përhap nëpër vendet e tjera të perëndimit. Bukurinë më të madhe e mori në kishat e mëdha të perëndimit të cilat u quajtën katedrale.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]