Xhirolamo Savonarola

Xhirolamo Savonarola

Xhirolamo Savonarola (1352- 1498) ka lindur në Ferrara, në shtator 1352. Në moshë të re, duke dëgjuar predikimin e një murgu nga urdhëri i domenikanëve, hyri në një manastir në Bolonjë, pa pëlqimin e prindërve. Në vitin 1481 Savonarola u dërgua si predikator në Firence. Dekadenca e thellë morale e qytetit, i shkaktoi atij një trishtim të thellë. Në gusht të vitit 1490 Savonarola nisi të predikojë nga amvoni i Katedrales San Marko. Duke filluar nga viti 1494 Savonarola, udhëhoqi lëvizjen për një kushtetutë demokratike dhe arriti ta realizojë. Ai diti ta bënte Firencen, nga qytetin e dëfrimeve dhe të shthurjes, një qytet ku zotëronte fryma e Ungjillit. Mirëpo Fiorentinasit e shekullit XV nuk mundën që të duronin gjatë mënyrën e jetesës që u impononte Savonarola. Me atë shpejtësi që masat panë në Savonarolën një profet Biblik, po me atë shpejtësi u bindën për të kundërtën duke e konsideruar një profet gënjeshtar, mashtrues e sharlatan, që i zhgënjeu. Kundështarët e Savanarolës murgjit françeskanë e qytetit e ndaluan të predikonte, por ai nuk deshi t’ia dinte. Atëhere u vendos syrgjynosja e tij. Në të dielën Rushajeve, më 1498 Savonarolën e arrestuan dhe e futën në burg. Savanarola u dënua me vdekje dhe u ekzekutuan në turrën e druve.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]