AFRESKET E APOLONISË
✤ Fragmente të pikturës bizantine në stilin paleolog të hershëm (fundi i shek. III) në kishën dhe në trapezarinë e Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni (shih), me tipare realiste të theksuara dhe ndikime të artit klasik. Në një kompozim monumental të fasadës paraqitet në madhësi afro natyrore perandori bizantin Mihal Paleologu VIII së bashku me Andronikun II Paleolog dhe me të shoqen, me veshje karakteristike, me kurora dhe brerore në kokë. Vend qendror zë figura e Sh. Mëçisë me maketin e kishës në dorë e kthyer me një lëvizje të lehtë nga figurat reale. Ky grupportret është vepra më e hershmë që paraqet këta perandorë, të cilët synuan të forconin pozitën sunduese në këtë zonë kyçe ‘ midis Perandorisë së Lindjes dhe të Perëndimit, pas fitores mbi anzhuinët. Zgjidhje të bukur kompozicionale ka edhe cikli i trapezarisë, i’ sallës së ngrënies, me skena të mrekullive të Krishtit në tokë. Karakterizohet nga lëvizja plastike dhe një gamë koloristike e kultivuar me shkallëzime tonale të kaltra, gri, kafe, dhe me ngjyrë të kuqe. «Larja e këmbëve», «Dasma në kana të Galilesë», «Lutja në malin e ullinjve» janë ndër skenat më të realizuara. A. e A. kanë afri të madhe me afresket e kishës së Shën Klementit të Ohrit, realizuar me porosi të bujarit shqiptar Progon Zgura më 1295.
(Dh. Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Afresket E Apolonisë
[cite]