MBLEDHËS TË HERSHËM TË FOLKLORIT SHQIPTAR


MBLEDHËS TË HERSHËM TË FOLKLORIT SHQIPTAR
✤ (1635- 1912). Përmbledhje folklorike në tri vëllime, botuar nga Instituti i Folklorit më 1961-1962. Vëllimi I (1931) përmban tekste folklorike të botuara nga v. 1635 deri në fund të shek. XIX (të F. Bardhit, Dorëshkrimit të Kieutit të N. Filjes, të J. De Radës, Z. Jubanit, mbledhësve të huaj J. G. Han, Reinhold, A. Dozon, G. Majer, J. Jarnik diie H. Pedersen). Në vëllimin II (1961) përfshihen materialet folklorike të Th. Mitkos nga «Bleta shqiptare», tekstet e gjetura në bibliotekën e albanologut çek J. U. Jarnik dhe disa materiale të tjera, dërguar gramatologut arbëresh Dh. Kamarda. Vëllimi III (1962) përmbledh materialet folklorike të botuara nga S. Dineja në veprën «Valët e detit» (1908), «Kangë popullore gegnishte* (1911), një shtojcë me disa tekste të dala në shtypin periodik (1883-1912) dhe disa materiale të tjera të botuara deri më 1912. Tekstet janë të ^pajisur me shënime, me treguesin e emrave dhe me fjalorth. Lënda është radhitur në mënyrë kronologjike.

(F. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbledhës Të Hershëm Të Folklorit Shqiptar


[cite]