MBROJTJA KUNDËRAJRORE


MBROJTJA KUNDËRAJRORE
✤ Tërësia e veprimeve luftarake të organizuara që ndërmerren nga Forcat e Armatosura për thyerjen e sulmeve ajrore të armikut dhe tërësia e masave shtetërore për mënjanimin e efektit dëmtues të tyre. Ajo ka për qëllim të mbrojë njerëzit e objektet me rëndësi shtetërore, ushtarake dhe ekonomike të vendit. M K A përmbledh: zbulimin dhe lajmërimin e trupave e të popullatës për rrezikun e sulmit ajror të armikut; veprimet luftarake të trupave të MKA-së (shih) në bashkëveprim me aviacionin gjuajtës dhe zjarrin kundërajror të këmbësorisë e të armëve të tjera për asgjësimin e aeroplanëve, helikopterëve, desantit ajror e të tjera; masat mbrojtëse (fortifikimin, strehimet kundërajrore, maskimin etj.) për mënjanimin e dëmtimeve nga sulmet ajrore. MKA organizohet në të gjithë vendin dhe nga të gjitha strukturat e FA, duke përqendruar forcat e mjetet kryesore në drejtimet e objektet më të rëndësishme. Frytshmëria e saj arrihet me përgatitjen e gjithanshme të njerëzve, rritjen e vigjilencës revolucionare, mbajtjen e gatishmërisë luftarake të përhershme, sigurimin e bashkëveprimit dhe të qëndrueshmërisë luftarakë të MKA për përballimin e çdo situate ajrore. MKA lindi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur sulmet ajrore u shtrinë në të gjithë territorin e palëve ndërluftuese dhe u zhvillua si kundërveprim ndaj rritjes sasiore e cilësore të aviacionit e të mjeteve të tjera të sulmit ajror. MKA në Shqipëri filloi të organizohet gjatë Luftës ANÇ. Kundërveprimi • i reparteve të UNÇSH ndaj aviacionit armik bëhej me zjarrin e armëve të këmbësorisë. Gjatë Luftës ANÇ partizanët shqiptarë rrëzuan 5 aeroplanë armiq. Pas çlirimit MKA u përsos. Më 1947 u krijua reparti i parë i AKA kryesisht me armatime trofe. Me kujdesin e PPSH, MKA u rrit e u forcua me armë kundërajrore, me aeroplanë gjuajtës reaktivë e raketa kundërajrore të niveiit bashkëkohor. Më 1954, krahas AKA të trupës, u krijua MKA e shtetit, të cilat në vitin 1964 u organizuan në një komandë të vetme. Në kushtet e garës së armatimeve ndërmjet superfuqive dhe të rritjes e përsosjes së mjeteve të sulmit ajror, MKA në RPSSH merr një rëndësi të veçantë.

(N. Gji.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbrojtja Kundërajrore


[cite]