MISHI
✤ Produkt ushqimor shumë i rëndësishëm, që merret nga bagëtitë e shpendët e therura e të rrjepura dhe që është burimi kryesor i proteinave me vlera të plota ushqyese dhe i lëndëve të tjera të nevojshme për njeriun (yndyrë, karbohidrate, acide, vitamina). Sipas llojit të kafshëve dallohen: M. gjedhi (viçi, lope, kau etj.), M. bagëtish të imëta (qingji, deleje, dashi, keei, dhie, cjapi etj), M. derri, M. kafshësh të egra (lepuri, kaprolli etj.), M. shpendësh (pula, rosa etj.) Sipas shkallës së majmërisë ndahen në disa kategori. M. për konsum përgatitet i freskët ose i ngrirë, gjysmë i përpunuar (M. i grirë, bërxolla) ose i përpunuar (sallam, konserva). M. në Shqipëri përpunohej kryesisht në ekonomitë shtëpiake me kriposje e tharje (pastërma, suxhuk etj.). Përdorej kryesisht M. i bagëtive të imëta, më pak ai i gjedhit, ndërsa M. i derrit përdorej shumë pak. Therja e bagëtive dhe përgatitja e M. bëhej në thertore primitive në qytetet kryesore, ndërsa në shumicën e qendrave të banuara bëhej në natyrë ose në ngrehina provizore. Pas Çlirimit, me zhvillimin e blegtorisë dhe me shtimin e konsumit të M., në të gjitha qytetet e vendit dhe në shumë qendra të tjera të banuara u ngritën thertore, me kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe të mekanizuara. Për ruajtjen e M. u ngrit një rrjet jrigoriferësh. (shih). Filloi përpunimi industrial i M. dhe i nënprodukteve të tij me ngritjen e ind. së mishit (shih). Janë bërë ndryshime të rëndësishme në strukturën e prodhimit e të konsumit të M. nga popullsia, u shtua konsumi i M. të derrit, i M. të viçit dhe sidomos i M. të shpendëve me ngritjen e zgjerimin e komplekseve blegtorale dhe komplekseve të rritjeve të shpendëve.

(M. Kl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mishi


[cite]