MUZEU I PAVARËSISË
✤ U hap në nëntor 1962 në Vlorë, në ndërtesën ku ishte salla e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës më 1912. Më 28.11.1913 po aty u festua përvjetori i parë i Shpalljes së Pavarësisë. Ndërtesa dykatëshe ka 8 dhoma. Janë paraqitur dokumente, fotografi, sende e vepra arti që pasqyrojnë përpjekjet dhe luftërat e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar. Kabineti i Ismail Qemalit dhe dhoma e mbledhjeve të Qeverisë kanë orenditë origjinale të kohës. Ruhen gjithashtu aparati , telegrafik i përdorur nga Qeveria, flamuj, armë, kutia e duhanit e Isa Boletinit, dhuruar nga popullsia e Shkupit më 1911 etj.
(K. Ve. — B. De.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muzeu I Pavarësisë
[cite]